Kosovë/ Ndërron jetë 66-vjeçarja, shkon në 6 numri i viktimave nga koronavirusi

56

Ka shkuar në 6 numri i viktimave nga koronavirusi ne Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar edhe një vdekje nga Covid-19 në vend.

Bëhet fjalë për një paciente, 66 vjeçare nga Malisheva e cila ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Në Kosovë, sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë 184 raste të të infektuarve nga të cilët 30  janë shëruar.