Kosovë, 17 të shëruar në 24 orët e fundit

396
Sigal

Vetëm nëntë raste me COVID-19 ka regjistruar Kosova në 24 orët e fundit, ndërsa është dita e 3-të radhazi ku numri i të shëruarve është më i lartë se të infektuarit.

17 të shëruar janë shënuar në 24 orët e fundit teksa në Kosovë janë 799 të infektuar.

NJOFTIMI I IKSHPK

Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.

Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.

Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!

Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!