Kosova rrit masat e sigurimit nga frika e shtuar për terrorizëm

311

Në periudhën  festive të fundvitit, sulmet terroriste në
vende të ndryshme të botës I kanë shqetësuar autoritetet kosovare.

Zëvendës Ministri I Punëve të Brendshme,
Valdet Hoxha tha se natën e Vitit të Ri, kur turmat e njerëzve të mblidhen për
të festuar, mekanizmat e sigurisë do kenë draft plane të veçanta për menaxhimin
e situatës.

“Sigurisht, ky vit është
më specifik duke marrë parasysh dhe zhvillimet globale, kryesisht në aspektin e
radikalizmit dhe ngjarjeve të fundit,” tha Hoxha.