Kosova nuk ndalet në ndihma, ndeshje miqësore për të grumbulluar të ardhura

522
Sigal

Situata e vështirë nga tërmeti në Shqipëri i ka prekur të gjithë, por Kosova ka qenë një nga shtetet që na ka qëndruar pranë. Të shumta kanë qenë ndihmat që kanë ardhur si në njerëz ashtu edhe në ndihma monetare dhe veshje e ushqime.

Së fundmi Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me federatën e basketbollit në Kosovë, kanë vendosur të organizojnë një ndeshje humanitare mes Yllit dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e hënë, dhe të ardhurat nga kjo ndeshje do të shkojnë për familjet e prekura në Shqipëri. Një gjest ky i madh që vjen nga Kosova, të cilët edhe njëherë e tregojnë mbështetjen e tyre për Shqipërinë.