“Kosova është Serbi”! Sulmohet Ambasada e Shqipërisë

659
Sigal

“Hakerat serbë nga Kosova dhe Metohija” kanë sulmuar llogarinë zyrtare në Twitter të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Faqja e Ambasadës Shqiptare është sulmuar gjatë ditës së sotme duke vendosur fotografi me mbishkrime se “Kosova është Serbi”, por pas disa minutave faqja e sulmuar është marrë nën kontroll prapë, raportojnë mediat në Kosovë.
Në njoftimin e hakerave serbë përmes një video të publikuar në Youtube shkruan se “Ky është mesazhi për shqiptarët dhe institucionet e tyre të rreme dhe të vetëshpallura në vendin tonë historik”. Sulmi i tyre është thirrur “në mbrojtjen e miqve të tyre tradicional francez nga trajtimet shqiptare ndaj francezëve dhe ambasadave të tyre” si dhe për të mbrojtur institucionet franceze në sundimin e drejtësisë.
Sulmi vjen pasi një ditë më parë një grup hakerësh të quajtur “Anonymous Albania”, kanë paralajmëruar sulme virtuale ndaj Qeverisë franceze, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë.