Korrupsioni në Ujësjellësin e Tiranës “thau” depot e ujit

1037
Kujtojmë një fakt: Kur gazeta “Telegraf”, publikoi fakte skandaloze të investiguar e të evidentuar prej raporteve audituese të KLSH për mungesën e ujit në familjet e kryeqytetit dhe për abuzimet e bëra në procedurat e prokurimeve publike, në shpenzime e faturat e ujit dhe të dhënat reale të bilanceve mujore e vjetore kupola e kësaj ndërmarrjeje të degraduar si funksion dhe epiqendër e abuzimeve financiare, duke i quajtur faktet e botuara në “Telegraf”, si “shpifje që do të çoheshin në gjyq”. Në fakt skandalet e publikuara në “Telegraf” nuk ishin shpifje, por realitet që së fundi e ka çuar gjendjen e mos-furnizimit me ujë në Tiranë, në thatësirë të plotë, aq sa nuk po sjell dot as… “1 pikë ujë” në rubinetat e familjeve të kryeqytetit, të cilët “kuçedra” Ujësjellës i Tiranës, i rrjep me çmime të larat dhe sikur i furnizon me ujë 24 orë, kur në fakt deri tre ditë më parë u çonte 3 herë në ditë nga 30 minuta ujë, ndërsa prej 3 ditësh u thau rubinetat, duke deklaruar publikisht e zyrtarisht, atë që ka denoncuar gazeta “Telegraf”, që Ujë(mos)sjellësi Tiranës është një ndërmarrje e dështuar dhe e falimentuar në shërbimin e saj për të furnizuar popullatën me ujë edhe pse ka një ushtri me drejtues e punonjës, edhe pse zhvat miliona euro në vit nga faturat fiktive e me çmime të larta, më të larta edhe se në Gjermani, Amerikë, Francë, Itali, Austri, Angli e Kanada, ku uji është steril dhe pa ndërprerje! Ujësjellësi i Tiranës nuk sjell dot më ujë për banorët dhe gjithë konsumatorët e Tiranës dhe kjo për shkakun se depot e ujit i “”thau” korrupsioni gjigand që është bërë e po bëhet në këtë ndërmarrje të mbytur në abuzime financiare. Këtë nuk po e themi ne, por dy ditë më parë e pranoi vetë “zëri” i ndërmarrjes së Ujësjellësit, duke deklaruar se mungon uji në Tiranë dhe se po bëhet furnizim me 40 autobote për 800 mijë banorë me nga 1 furnizim në ditë, ose sipas llogarisë tjetër rezulton, se “kuçedra” UKT që “thau” Tiranën për ujë, ka vënë në dispozicion 1 autobote për 20 mijë banorë. Pse ndodhi kjo? Ku shkon uji që paguhet prej banorëve të Tiranës sa “frëngu pulën” me fatura që mbushin “depot” financës së UKT dhe bëhen paga të majme, tenderë fiktivë, investime në letra false, shpërblime bordesh, shpërblime ekspertësh që janë miq, familjarë e ortakë pazaresh të kupolës së ujësjellësit që nuk sjell ujë! Sa depo uji ka Tirana? A kanë ujë këto depo? Ku e gjejnë ujin bizneset e shefave të UKT dhe të atyre që kanë lidhje me ta? Përse në ato pak minuta, uji shkon tek konsumatori me ndotje të lartë deri “vrasëse”? 
Kriza e ujit/ 90% e familjeve furnizohen me ujë të (pa)pijshëm, vetëm 3 herë në ditë… nga 1 orë
Nga 1 milion e 200 mijë familje që ka Shqipëria, afro 650 mijë e zgjidhin “hallin” duke mbushur ujë atje ku gjejnë. UKT nuk i furnizon dot më. Ato 40 autobote që UKT pretendon se i ka hedhur në veprim për të furnizuar lagjet e Tiranës që janë pa ujë, në fakt nuk furnizojnë, mbasi sipas banorëve, nuk kanë parë autobote që t’’u çojnë ujë tek lagja e tek pallati, përkundrazi siç shprehin, ata i paguajnë privatisht autobotet, ose furnizohen me ujë me mjetet dhe… krahët e tyre. Në qytete janë afro 90% e familjeve me depozita uji, ndërsa në fshat janë afro 60% e familjeve. Në Berat psh., janë 7700 familje pa asnjë sekondë ujë, në Fier janë 11 mijë familje pa ujë, në Elbasan janë 13 mijë familje pa ujë, në Tiranë janë 19 mijë e 200 familje pa ujë, në Shkodër janë 17700 familje pa ujë, në Lezhë janë 6100 familje pa ujë, në Dibër janë 5400 familje pa ujë, në Gjirokastër janë 6900 familje pa ujë, në Vlorë janë 12 mijë familje pa ujë. Në këtë evidencë nuk janë llogaritur ndërtimet e reja në të gjithë vendin, të cilat janë afro 600 mijë pallate, banesa të thjeshta, vila e biznese, 40% e të cilave nuk janë futur akoma në rrjetin e ujësjellësve në qarqe, qytete e komuna, por që furnizohen me autobote, me puse e makina privatisht. Edhe një fakt: Nga mungesa e ujit dhe mashtrimet për ndërtim ujësjellësish e për shkak të ujësjellësve që nuk funksionojnë, banorët në 30% të pallateve në qytete dhe në 85% të fshatrave u janë rikthyer hapjes së puseve e baseneve ujore, nëpër oborret e shtëpive.
Tirana ka 111 depo e stacione pompimi, por nuk pa… ujë!
1. Depo uji 100 m3 shkoze 
2. Depo uji 100 M3,Shkoze, Farkë.Tiranë.
3. Stacioni i Pompave Brarë .
4. Poligoni i Materialeve te Ndërtimit, Bregu i Lumit.
5. Pusi 306, Bërxullë,Tiranë
6. Depo Uji Fshati Ferraj Komuna Dajt.
7. Stacioni i Pompës Fshati Mullet, Komuna Petrelë.
8. Depo Uji Sharrë, Komuna Vaqarr.
9. Stacioni i Pompës, Fshati Lagje e Re Vaqarr.
10. Stacioni i Pompes Sharrë, Komuna Vaqarr
11. Depo uji Fshati Kodër, Komuna Vaqarr.
12. Depo uji Fshati Prush. Komuna Vaqarr.
13. Depo uji Fshati Laknas, Bashkia Kamez.
14. Depo uji Fshati Gjokaj, Bashkia Vorë.
15. Stacioni i Pompes , Fshati Gjokaj, Bashkia Vorë.
16. Depo ujit të Vjetër, Vorë
17. Depo iji e Re, Vorë
18. Stacioni i Pompës, Fshati Muçaj, Bashkia Vorë.
19. Depo uji Fshati Picar, Bashkia Vore.
20. Depo uji Fshati Kashar, Komuna Kashar.
21. Stacioni i Pojmpës Fshati Mjull-Bathore, Komuna Farë.
22. Depo uji Fshati Mjull-Bathore, Komuna Farkq.
23. Depo uji Fshati Sauk i Ri, Komuna Farkë.
24. Depo uji Fshati Prezë, Kala
25. Depo uji Fshati Ndërmjetës, Komuna Prezë.
26. Stacioni i Pompës Fshati Ndërmjetës, Komuna Prezë.
27. Depo uji Fshati Lanabregas, Komuna Dajt.
28. Depo uji Fshati Petrelë, Komuna Petrelë.
29. Kaptazh, Fshati Gurrë e Madhe, Komuna Petrelë
30. Stacioni i Pompës, Fshati Fushë-Prezë
31. Stacioni i Pompimit, Kashar
32. Depo uji Fshati Prezë, Komuna Prezë.
33. Depo uji Fshati Yrshek Mëzes, Komuna Kashar.
34. Burimi Kroi Trimjeve (Kaptazh) Fshati Urë, Komuna Shëngjergj.
35. Stacioni i Pompes Fshati Prezë Nr 1, Komuna Prezë.
36. Stacioni i Pompës Fshati Mushqeta, Komuna Bërzhitë.
37. Stacioni i Pompes Fshati Bërzhitë 
38. Depo uji Fshati Lagjia 3 Re, Ibë, Komuna Bërzhitë.
39. Stacioni i Pompës Fshati Ibe , Komuna Berzhit.
40. Depo uji Fshati Gropllesh, Komuna Pezë.
41. Depo uji Fshati Maknor, Komuna Peze.
42. Depo uji, Fshati Pezë e Vogel, Komuna Pezë.
43. Depo uji Fshati Pezë e Madhe, Komuna Pezë
44. Depo uji Fshati Pasmaçi, Pezë.
45. Depo uji Fshati Varosh Kala, Komuna Pezë.
46. Depo uji Fshati Arbanë, Komuna Vaqar.
47. Depo uji Fshati Bulçesh, Bashkia Kamëz.
48. Stacioni i Pompës Fshati Fushë-Bërxull, Komuna Bërxull.
49. Stacioni i Pompës, Fshati Zall-Herr
50. Stacioni i Pompës Fshati Lagjia Xhafaj, Vaqarr
51. Stacioni i Pompës Fshati Bultic, Komuna Vaqarr.
52. Depo uji Fshati Rov, Komuna Baldushk.
53. Depo uji, Fshati “Mustafa Koçi”, Komuna Baldushke.
54. Depo Uji , Fshati Mumajes,Komuna Baldushke.
55. Depo uji Fshati Vesqie, Komuna Baldushk.
56. Depo ekKlorifikimit, Fshati Tefel, Komuna Baldushk.
57. Depo uji Fshati Mazerk, KomunaVorë.
58. Depo uji Fshati Kodër Bërxull, Komuna Bërxull.
59. Stacioni i Pompës Fshati Prush, Komuna Vaqar.
60. Stacioni i Pompës, Fshati Vaqar
61. Depo uji Fshati Vaqar
62. Depo uji Fshati Zallbastar, Komuna Dajt.
63. Depo uji Fshati Kallmet, Komuna Zall-Herr.
64. Depo uji, Fshati Qinam Komuna Zall-Herr.
65. Stacioni i Pompës, Fshati Ferraj Komuna Dajt.
66. Stacioni i Pompës, Fshati Tufinë, Komuna Dajt.
67. Depo uji Fshati Tufinë, Komuna Dajt.
68. Burimi Gurra e Kalisë, Fshati Urë, Komuna Shëngjergj.
69. Kaptazh Fshati Vakumon, Komuna Bërzhit.
70. Depo uji, Komuna Fshati Fagë (Brahama), Komuna Berzhit.
71. Depo uji Komuna Fshati Fagë, Komuna Bërzhit.
72. Burimi Gurra e Salmetës (Kaptazhe) Fshati Vërri, Komuna Bërzhit.
73. Burimi Gurra e Asbardhës (Kaptazhe), Fshati Shëngjergj
74. Depo uji Fshati Fravesh, Komuna Bërzhit.
75. Depo uji, Fshati Kllojkë, Komuna Bërzhit
76. Burimi Gurra,Shkembi Senure(Kaptazh) , Fshati Shengjin.
77. Burimi Gurra e Hoxhejve (Kaptazh) fshati Shëngjergj
78. Depo uji fshati Pashkashesh, komuna Bërzhit. 
79. Ujësjellës fshati Mushqeta, komuna Bërzhit.
80. Burimi Kroi i Kishës, Fshati Shënmëri, komuna Shëngjergj.
81. Ujësjelles në fshatin Rozavere, komuna Bërzhit.
82. Depo uji fshati Yzberisht nr. 2, komuna Kashar. 
83. Depo uji Kodër-Kamëz, minibashki Laprakë.
84. Stacioni i Pompës, fshati Kodër Bërxull, komuna Bërxull.
85. Depo e ujit, Fshati Kodër Bërxull, komuna Bërzhit.
86. Stacioni i Pompave, Fshati Pezë, komuna Pezë.
89. Depo Uji Farkë, komuna Farkë.
90. Depo Uji Barbas, Komuna Petrelë. 
91. Stacioni Pompimit Farkë, Komuna Dajt. 
92. Stacioni Pompimit Petrelë, Komuna Petrelë. 
93. Stacion Pompimi Qeha, Komuna Petrelë
94. Stacion Pompimi Gurre e Madhe, Komuna Bërzhitë 
95. Stacion Pompimi Daias Nr. 1, Komuna Petrelë
96. Stacion Pompimi Daias Nr. 2, Komuna Petrelë
97. Depo Uji Mullet, Komuna Petrelë
98. Stacioni ë Pompimit Baldushk.
99. Depo Uji Fikas, Komuna Baldushk
100. Depo Uji Balhaxhiaj H, Komuna Baldushk
101. Depo Uji Balhaxhiaj F, Komuna Baldushk
102. Depo Uji Isuf Muça, Komuna Baldushk
103. Depo Uji “Mustafa Koçaj”, Komuna Baldushk
104. Depo Uji Koçaj, Komuna Baldushk
105. Depo Uji Alltat, Baldushk
106. Depo Uji Baldushk Shinia, Komuna Baldushk
107. Depo Uji Kakuje, Komuna Baldushk
108. Depo Uji Balshaban, Komuna Baldushk
109. Stacion Pompimi Prush Nr.1, Komuna Vaqarr
110. Stacion Pompimi Prush Nr. 2, Komuna Vaqarr
111. Stacion Pompimi Yzberisht Nr. 2, Lagjia Nr. 6
Sigal