Korrupsioni në administratë, rekord Arsimi i Lartë, gati arrestimet për 280 zyrtarë

516
Sigal

Nga Maksim TUFA

 Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me
Prokurorinë kanë gati pas hetimeve disa mujore, afro 280 dosje të korrupsionit.
Në listën e gjatë të hetimeve janë mbi 400 emra, por deri tani vetëm 310 prej
tyre, do të përballen me togat e zeza për akuzën e “mitmarrjes, shpërdorimit të
detyrës, pabarazinë në tender, pasuri të pajustifikuara, përvetësim të fondeve
publike”. Në lista janë
  zyrtarë të rangjeve
të ndryshme, të institucioneve, ndërkohë për nga numri rekordin e mban
Universiteti me
  pedagogë, dekanë, shefa
departamentesh të denoncuar dhe në proces hetimi e gjykimi, por nuk mungojnë
edhe
  gjyqtarë e prokurorë, police e
shefa komisariati. Bie në sy, numri i madh i pedagogëve të Universitetit
Elbasan, të denoncuar dhe akuzuar nga studentë për mitmarrje. Burimet nga
Sektori Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Elbasan i thanë “Telegraf” se
“është një numër i madh dosjesh dhe emrash, ka me qindra denoncime dhe kemi
verifikuar dhe konstatuar nga hetimet, kemi bashkëpunim perfekt me kompanitë e
celularëve për lehtësimin e procesit të përgjimit për personat nën hetim, kemi
të përzierë në korrupsion dhe afera të tjera të pista, shumë
  zyrtarë, kurse dëmi ekonomik dhe pasojat e
tjera ndaj arkës së shtetit llogariten në miliona lekë apo euro, ndërkohë që siç
e thashë mbetet kampion Universiteti Elbasanit, si Fakulteti Gjuhës dhe Letërsisë,
Cikli i Ulët, Infermieria, Gazetaria etj, pasi kemi shumë denoncime nga
studentët për mit marrje dhe për rrjetin e sekserëve”. Nga burimet e sigurta
mësohet se në listën e parë me 310 emrat e parë, janë
  edhe zyrtarë nga shëndetësia, dhe të gjithë
të specialiteteve, të akuzuar për korrupsion dhe abuzime me fondet e shtetit,
drejtorë, të akuzuar për “shpërdorim detyre, mitmarrje dhe abuzime me fondet”,
pedagogë dhe shefa departamentesh, të akuzuar për “korrupsion dhe shpërdorim
detyre”, gjyqtarë dhe
  oficerë të
hetimeve, policë të Qarkullimit Rrugor, kurse pjesa tjetër janë edhe zyrtarë të
Nënprefekturës së Gramshit, Peqinit, dhe Librazhdit, tre
  ish- drejtorë arsimi, drejtorë  shkollash”. I njëjti burim nga Krimi Ekonomik
tha se “në hetimet tona kemi fakte dhe të dhëna të sigurta që ua kemi
bashkangjitur dosjes penale të çdo personi të akuzuar për korrupsion, si incizime
  etj. Tashmë i mbetet në dorë gjykatës të bëjë
detyrën e saj, dhe të mos hedhë poshtë
 
dhe të mos nxjerrë “pa faj” vampirët e parasë. I mbetet gjykatës të mos
fshijë fare punën e gjatë hetimore, nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria. Mësohet
se nën hetim janë edhe dy ish-punonjës të Krimit Ekonomik, të cilëve u është
zbuluar dhe faktuar aktiviteti i tyre antiligjor, duke u kthyer në gjobëvënës.
Edhe ata do të hetohen dhe gjykohen për “shpërdorim detyre dhe mitmarrje”.
Qarku i Elbasanit që ka nën juridiksion 5 qytete, relativisht mbetet qarku me
numrin më të madh të zyrtarëve të akuzuar dhe të hetuar për korrupsion. Vetëm
nga korrupsioni me tenderët vlera e dëmit ekonomik për vitin 2016
  është llogaritur    mbi
566 milionë lekë.