Korrupsion tek Tatimet, inspektori i Drejtorisë së Përgjithshme, 5 mijë euro subjekteve private për mos i çuar në Prokurori

432
Sigal

Një inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë është arrestuar pasi u konstatua se i merrte shuma monetare subjekteve private për mos i hetuar apo për t’i çuar në Prokurori.

E.T, është arrestuar gjatë operacionit ‘’Tatimori’’ teksa në një rast konkret ai i ka marrë 5 mijë euro një administratori të një subjekti privat për ta ‘falur’ pasi u kap me shkelje.

Shuma tashmë i është sekuestruar nga Policia kurse tashmë ai akuzohet për ”Korrupsion pasiv” por ndërkohë jo vetëm kaq, por operacioni vijon për të zbuluar ngjarje të tjera dhe persona të implikuar në veprimtari korruptive.