Koronavirusi/ Turqia dërgon avionin me ndihma mjekësore drejt Italisë e Spanjës

61

Një avion ushtarak turk i ngarkuar me ndihma mjekësore u nis nga kryeqyteti i vendit, Ankara drejt Italisë e Spanjës, vendet më të goditura nga koronavirusi i ri në në Evropë.

Numri i vdekjeve në Itali arriti në 12428 të martën, më i larti në nivel global ndërsa në Spanjë u raportuan 8.189 viktima.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg si dhe përfaqësuesit e Italisë e Spanjës e vlerësuan ndihmën nga ana e Turqisë.

“Krenar që shoh aleatët e NATO-s që mbështesin njëri-tjetrin përmes qendrës sonë të lehtësimit të fatkeqësive.” – shkroi Stoltenberg n rrjetet sociale. Edhe Italia e Spanja nuk humbën kohën për të falenderuar Ankaranë për ndihmën.

“Pas aktivizimit të Italisë në Qendrën Koordinuese Euro-Atlantike të NATO-s për Reagimin e Fatkeqësive të NATO-s, sot aleati ynë, Turqia, do të dërgojë pajisje të rëndësishme mjekësore në Itali. Thellësisht mirënjohës për miqtë tanë turq për solidaritetin e tyre!” – thuhet në mesazhin e përfaqësuesve italiane.

Ndërsa përfaqësuesit spanjollë në aleancë thanë: “Pas kërkesës së Spanjës për EADRCC të NATO-s, një furnizim i ri për të luftuar Covid-19 arrin nga Turqia jonë aleate.”