Koronavirusi, Tomini: Ja sa pacientë janë në terapi intensive

315
Sigal

Pas një situate të qëndrueshme dhe të stabilizuar të rasteve që kanë kërkuar shërbim spitalor, sot situata ka ndryshuar për keq.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kemi një rritje të rasteve në spitalin infektiv.

“Aktualisht janë të shtruar 17 pacientë dhe pesë prej tyre janë në terapi intensive” tha Dr Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë deklaratës së sotme për mediat.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 981 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

COVID-19 – Statistika (22 Maj 2020)

Testime totale 14259
Testime molekulare 12933
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 981
Raste të shëruara 777
Raste Aktive 173

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 58
Durrës 48
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1.