Koronavirusi shkakton rreth 70 mijë viktima, mbi 1.2 milion njerëz janë infektuar

285
Sigal

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka shkuar në rreth 1.2 milion.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 69.487, ndërsa të shëruar deri tani janë 262.985 pacientë.

Numrin më të madh të të infektuarve e regjistrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 337.637, ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën është 9.618.

Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri më tani kanë humbur jetën 15.887 persona.

Ndërkohë Franca ka 8.078 numrin total të viktimave. Në Shqipëri numri i viktimave ka shkuar në 21 dhe 361 persona janë të infektuar.