Koronavirusi/ Sa ka arritur numri i viktimave në botë, të prekurit dhe të shëruarit? OBSH: Në disa vende situata mund të bëhet tragjike

339
Sigal

Rastet e koronavirusit në të gjithë botën janë shtuar në mënyrë alarmuese, me paralajëmrimin e OBSH se në vende që nuk kanë një sistem shëndetësor të përgatitur, situata mund të bëhet tragjike.

Deklarata e OBSH iu referohej edhe vendeve afrikane, ku të shtunën shteti më i fundit që konfirmoi infektimin me koronavirus ishte Andorra. Janë gjithsej 307,297 raste të infektuarish në botë, të paktën zyrtarisht, pasi numri mund të jetë shumë herë më i madh.

Mungesa e tamponëve dhe e masave kufiziuese e distancuese ende në shumë vende të botës, mund të bëhet faktor përhapjeje i Sars-cov-19 duke shkaktuar tragjedi në shumë vende.

Janë deri tani 13,049 të vdekur, por edhe 92,382 njerëz që e kanë mundur virusin, sipas shifrave zyrtare raportuar nga Universiteti “John Hopkins”.

Gjatë ditës së shtunë, Italia ka shënuar një numër dramatik vdekjesh, janë 793 viktima të tjera brenda 24 orësh në vendin europian që po lufton më shumë me përhapjen e virusit. Qeveria italiane mori masa të tjera kufizuese duke mos lejuar më as shëtitjet në parqe, pasi njerëzit nuk po i respektonin rregullat.

Kryeminsitri italian, Giuseppe Conte ka deklaruar se përballja me koromnavirusin është kriza më e keqe që ka pasur Italia që nga Lufta II Botërore. Ai urdhëroi gjithashtu të shtunën mbylljen e të gjitha bizneseve jo-esenciale.

Ushtria ruse njoftoi se do të dërgojë ndihma mjekësore në Itali duke nisur nga e diela, përfshirë mjete të lëvizshme dezinfektuese dhe specialistë mjekësore. Italia e ka kaluar Kinën për numrin e viktimave, duke u parë tashmë si epiqendër globale e pandemikës.

Edhe Spanja është në një situatë shumë të vështirë, me 324 të vdekur vetëm gjatë ditës së shtunë. Vendi ka marrë masa kufizuese por përhapja e virusit duhet të ketë nisur, ashtu si edhe në Itali, shumë më herët nga sa e kanë diktuar, duke vuajtur tani shpërthimin e rasteve në mënyrë masive.

Në rajonin e Madridit, i cili ka pasur 60 përqind të rasteve të Spanjës, spitalet janë të tejmbushura dhe përballen me mungesa të pajisjeve.

Zyrtarët urdhëruan që një spital fushor me rreth 5,500 shtretër të ngrihet në qendrën kryesore të ekspozitës në kryeqytetin spanjoll. Në rajonin e Valencias, janë shtuar tre spitale në terren, me 1,000 shtretër gjithsej. Hotelet janë kthyer gjithashtu në spitale në Madrid dhe Katalonjë, ku kanë vdekur 122 persona.

Në Greqi po diskutohet vendosja e shtetrrethimit pasi njerëzit në qytetet e mëdha kanë vërshuar nëpër fshatrat dhe ishujt e vendit duke rrezikuar përhapjen e viruist edhe në zona deri tani të pastra. Greqia ka konfirmuar 530 rate të infektuarish dhe 13 të vdekur.

Franca, një nga vendet më të goditura në Evropë, ngriti totalin e rasteve në 14,459 të konfirmuar dhe 562 vdekje. Autoritetet kanë porositur mbi 250 milionë maska për fytyrën nga furnizuesit francezë dhe të huaj.

Guvernatori i shtetit gjerman të Baden-Wurttemberg u kërkoi spitaleve në shtetin e tij të vlerësojnë aftësinë në njësitë e tyre të kujdesit intensiv, në mënyrë që pacientët francezë që kanë nevojë për respiratorë nga rajoni i Alsas të goditur rëndë, mund të transferohen për trajtim.

Autoritetet gjermane ndaluan njerëzit në Berlin të takohen në grupe me më shumë se 10 persona, me përjashtim të ligjvënësve, gjykatave dhe atyre që ofrojnë shërbime thelbësore. Në Gjermani, numri i të konfirmuarve me koronavirus u rrit me 2,705 brenda së shtunës duke arritur në total 16,662 raste infektimi. Në total 47 njerëz kanë humbur jetën në këtë vend pasi u testuan pozitivë, 16 prej tyre vetëm ditën e shtunë.

Në Mbretërinë e Bashkuar numri i të vdekurve me koronavirus u shtua me 53 të tjerë në gjatë ditës së shtunë, duke e çuar totalin në 233 viktima të moshës nga 41 në 94 vjeçare.

Në Bosnje të shtunën u shënua viktim a e parë mes 90 rasteve të konfirmuara në vend.

Polonia ka raportuar më pak se 500 raste, por një nga spitalet e vendit u mbyll dhe u evakuua të shtunën, pasi 30 pacientë dhe anëtarët e stafit u zbulua se kishin virusin.

Numri i vdekjeve të koronavirusit është rritur edhe në Turqi me 12 vetë të shtunën, në 21 viktima në total.

Ndërkohë në SHBA, kompanitë amerikanë po rrisin përpjekjet për të furnizuar spitalet me pajisjet bazë gjatë pandemikës, por pa data të caktuara. Në një konferencë shtypi të shtunën në Shtëpinë e Bardhë, Zëvendëspresidenti Mike Pence tha se qeveria federale kishte porositur “qindra miliona” maska N-95 për objektet e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin, por ai nuk tha saktësisht se kur do të dorëzoheshin. Më shumë se 21,000 raste janë konfirmuar në Shtetet e Bashkuara, një numër që pritet të rritet në javët e ardhshme.

Gjithashtu të shtunën, një zëdhënës për Pence tha që ai dhe gruaja e tij, Karen Pence, ishin testuar negativë për koronavirusin. Ata u testuan pasi një zyrtar në nëpunës në zyrën e Pence u konfirmua se ishte i infektuar.