Koronavirusi/ OBSH dërgon rreth 1.5 milion teste në 120 vende

374
Sigal

Gjatë një konference të zhvilluar ditën e sotme, Organizata Botërore e Shëndetit ka dërguar rreth 1.5 milion teste të Covid-19 në 120 vende, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Ne po punojmë me kompani të ndryshme për të rritur disponueshmërinë e testeve për ata që kanë më shumë nevojë,” tha Tedros.

“Mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është prishja e zinxhirëve të transmetimit, dhe për ta bërë atë që ju duhet të testoheni dhe të izoloheni. Nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi nëse nuk e dimë kush është i infektuar. Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: ekzaminime, ekzaminime, prekzaminime”.