Koronavirusi, një shqiptar do evakuohet nga Wuhani me avion turk

412
Sigal

Avioni turk i përgatitur për evakuimin e 34 shtetasve turq, shtatë azerbajxhanasve, shtatë gjeorgjianëve dhe në mes tyre edhe një shtetasi shqiptar që kanë ngelur në qytetin kinez Wuhan, po niset nga Aeroporti Ushtarak Etimesgut.

Ndërkohë dje ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se ministria turke e Shëndetësisë ka filluar punimet e nevojshme për evakuimin e shtetasve turq nga provinca kineze Hubei, për shkak të epidemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).