Koronavirusi në Shqipëri/ Ndërron jetë 82-vjeçarja në spitalin Infektiv

357
Sigal

Pacientja 82-vjeçare L. M., nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv.

E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, ndërsa në dy ditët e fundit gjendja e 82-vjeçares u rëndua së tepërmi dhe pavarësisht përpjekjes së stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë.

82-vjeçarja që vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese: Astma Bronkiale, Hipertension, Podagra (sëmundje reumatismale) është viktima e 12 e COVID-19 në Shqipëri.