Koronavirusi në Shqipëri, dy viktima dhe 33 raste të reja

176
Sigal

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan dy humbje jetë si pasojë e koronavirusit, ndërsa 33 persona të tjerë rezultuan pozitivë nga 2512 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2512 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 33 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (23 Maj 2021)

Raste të reja ditore 33

Të shëruar në 24 orë 131

Të shtruar në spitale 57

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2,512

Testime totale 698,250

Raste pozitive 132,209

Raste të shëruara 128,732

Raste Aktive 1,033

Humbje jete 2,444

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 575

Korçë 114

Shkodër 86

Vlorë 55

Elbasan 42

Berat 41

Lezhë 35

Gjirokastër 35

Fier 23

Kukës 14

Durrës 12

Dibër 1.