Koronavirusi në Shqipëri/ Dy persona të dyshuar paraqiten në Spitalin Infektiv

385
Sigal

Këtë pasdite dy të dyshuar të tjerë me koronavirus kanë mbërritur në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Vetëm 24 orët e fundit janë testuar 42 persona të dyshuar me koronavirus, të cilët janë paraqitur me shenja të lehta dhe të rënda të sëmundjes.

Nga këta persona vetëm katër raste të reja kanë rezultuar pozitive, duke e çuar në 55 numrin në total të personave të konfirmuar të prekur.

Momentalisht në Spitalin Infektiv janë shtruar 25 raste, nga të cilët 3 janë në gjendje të rëndë për jetën.