Koronavirusi në Serbi/ Brenda 24 orëve të fundit u shënuan 5 viktima dhe 425 raste të reja

358
Sigal

Brenda 24 orësh në Serbi janë regjistruar 425 raste të reja të infektuarish me COVID-19 duke e çuar numrin total në 4,054.

Ndërkohë 5 persona të tjerë kanë humbur “betejën” me virusin ku numri total i viktimave ka shkuar në 85.

Deri më tani 138 persona ndodhen në terapi intensive.

Në një azil për të moshuarit në qytetin e Nis, situata është shfaqur shumë shqetësuese.

139 të moshuar nga 256 në total kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Drejtori i këtij azili është arrestuar nga autoritetet pasi nuk ka marrë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ai rrezikon nga 3 deri në 12 vite burg. Në një konferencë për shtyp të taskforcës serbe, sipas tyre në këtë azil lejoheshin vizitat nga të afërmit e të moshuarve pavarësisht se kjo ishte e ndaluar me ligj.