Koronavirusi në Kosovë/ Konfirmohen dy rastet e para, një 20-vjeçare italiane dhe një e moshuar

438
Sigal

Janë konfirmuar dy raste e para me koronavirus në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme, ndërsa bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77  vjeçe, nga Komuna e Vitisë.

“Ne nuk mund të bëjmë njoftime pa i njoftuar edhe masat shoqëruese, sepse nëse e bëjmë do të ketë masa spontane të qytetarëve, që mund të bëjnë më shumë dëm.

Na duhet mbledhja e qeverisë para se të tregojmë këto raste. Dy rastet e para janë një 20 vjeçare dhe tjetri 70 vjeçar” tha Kurti.

Më tej Kurti foli edhe për takimin me Presidentin Hashim Thaçi ku tregoi se për shkak të situatës së koronavirusit, nuk i kanë shtrënguar duart.

“Takimi që kisha sot me presidentin ishte një takim pa shtrëngim duarsh. Një takim i cili filloi me diskutimin për situatën me koronavirus dhe përfundoi me ndërprerjen me lajmin për koronavirusin.

U dakorduam të takohemi në mënyrë që të komunikojmë dhe bashkëpunojmë sa i përket politikës së jashtme. Takimi ka pasur një seri temash që prej minishengenit deri tek dialogu në Bruksel, në Washington, etj.”, deklaroi Kurti.