Koronavirusi në Kosovë/ Grupmoshat më të infektuara janë 20-39 vjeç

369
Sigal

Koronavirusi që nga 13 marsi kur u paraqit për herë të parë në Kosovë e deri më tani, ka infektuar 224 persona, 37 prej të infektuarve janë shëruar kurse 6 kanë humbur jetën.

Komuna e cila ka më së shumti raste është Malisheva, ku deri tash janë konfirmuar 66 persona pozitiv në COVID-19.

Lidhur me situatën e krijuar, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka publikuar disa të dhëna dhe karakteristika rreth coronavirusit në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Hoti ka pohuar se deri me datën 8 prill 2020 për SARS-Cov-2 në Kosovë janë testuar 2570 persona, ndërsa kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.

  • Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)
    • Të vdekur: 6 persona
    • Të shëruar: 37
    • Raste aktive 181
    • Shkalla e vdekshmërisë: 2.6%
    • Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.
    • Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
    • Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.
    • Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.
    • Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.
    • Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theksuar të rasteve pozitive.
    • Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, ndërkohë IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë higjienën personale.