Koronavirusi/ Konfirmohen dy rastet e para në Shqipëri

516
Sigal

Konfirmohen dy rastet e para të prekura me COVID-19 në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

Sipas ministrisë, gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione

Strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127.