Koronavirusi/ I moshuari nga Fieri mbërrin me ambulancë në Spitalin Infektiv

347
Sigal

Një tjetër person i dyshuar me koronavirus ka mbërritur në ambientet e Spitalit Infektiv në Tiranë të kthyer tashmë në një Spital COVID-19.

Bëhet fjalë për një të moshuar që ka shkuar me ambulancë në derën e spitalit dhe më pas është futur në këmbë i shoqëruar nga një infermiere.

Ky është rasti i dytë për sot që ka mbërritur në Infektiv.

Ndërkohë ka shkuar në 8 numri i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë nga COVID-19.

Një pacient 66-vjeçar nga Fieri, i konfirmuar me këtë virus, pësoi vdekje të papritur (infarkt) mëngjesin e sotëm në spitalin infektiv. Ndërsa numri i të prekurve është 174 persona