Koronavirusi “hap” qelitë, dalin nga burgu i Burrelit 21 të burgosur

62

Në kuadër të masave të marra ndaj përhapjes së Covid-19 dhe zbatimit të aktit normativ për amnistinë e të burgosurve, ka nisur këtë të shtunë nxjerrja e tyre nga qelitë.

Mësohet se 21 të burgosur në burgun e sigurisë së lartë në qytetin e Burrelit janë dërguar në banesë këtë të shtunë.

Të burgosurit që përfitojnë nga kjo amnisti do të qëndrojnë tre muaj në banesë si vetëkarantinim.

Ata do të monitorohen nga strukturat policore në mënyrë të vazhdueshme nëse e thyejnë karantinën apo jo.

Të burgosurit u pritën nga një familjarë, të cilët do të jetë edhe kontakti kryesor apo përgjegjësi për të afërmin e tij gjatë tre muajve.