Koronavirusi dhe shtëpia e ëmbla shtëpi!

590
Sigal

Nga Nora Malaj

U bënë plot 6 – ditë që nga momenti kur Koronavirusi bujti te ne të gjithë , pa trokitur, duke na kapur në befasi!
Ardha e Koronës ka tronditur botën mbarë! Ajo , e padukshmja , përballë njeriut, të vockël , që mendoi se ishte më i madhi, i pampoahturi dhe me egoizmin e tij nuk llogariti asgjë në botë!
Përballja me këtë situatë absurdi na tregoi sesa egoistë është njeriu , pasi prishi çdo rregull që natyra memë ia dha në mirëbesim dhe i tha përdore në interesin tënd, po pa dëmtuar ligjësitë me të cilën kishte krijuar botën
Tashmë Korona e padukshme ka hyrë në çdo cep tonin dhe jetën tonë , duke e izoluar dhe vetizoluar atë!
Fillimisht u ndje paniku, një panik që asnjëherë nuk është parë. Bota hyri në darën e frikës për jetën dhe vdekja qëndroi përballë saj , duke treguar se tashmë lufta për të vlerësuar çdo minutë të jetës ,bëhet beteja jonë e vetme , që duhet ta shohim me vlerësim , po dhe me pozitivitet !
Të gjithe duhet të mbledhim energjitë pozitive për të përballuar të keqen që na ka kapluar.
Gjithkush prej nesh , nuk ka rëndësi se në cilin kontinet ndodhet , tashmë duhet të dijë se jeta jote dhe e të tjetrëve është në rrezik , nëse nuk zbatojmë rregullave e rrepta , duke vlerësuar çdo monent jetën !
Më pas erdhi frika ! Frika sì masë për të garantuar jetën( në ketë rast ajo është pozitive ) pasi jeta është mbi gjithçka dhe duhet mbrojtur edhe shpëtuar , po edhe si frikë e vërtetë , pasi ende nuk e njohim armikun që s’e shohim dot!
Kjo frikë të paralizon, krijon gjendje ankthi dhe situata pasigurie… të cilat bëhen të vështira për t’u menaxhuar kur je vetëm , por edhe kur izolohesh e vetizolohesh e nuk mund të dalësh dot nga i vetmi bunker, ozazë , apo vend i sigurtë që mund të jetē edhe vetëm 70 m2 e që quhet shtëpi e embla shtëpi. ( Home Sweet Home)
E tashmë , të gjithë , pa përjashtim , qytetarë apo fshatarë, qeveritarë apo njerëz të thjeshte , bujqë apo njerëz që merren me biznese, të pasur apo të varfër, të majtë apo të djathtë, të qendrës apo republikanë, me parti apo pa parti, të rinjtë apo të rejat ,burrat apo gratë, të moshuara apo të moshuarit, nuk mund të dalin më nga shtëpia . Dhe papritur , të gjithë gjendemi si Robinson Kruzo , në “ishullin e vetmuar”, që sot më shumë se kurrë merr rëndësinë e saj , duke e kthyer Shtëpinë të ëmblën shtëpi , në garancinë tonë.
Po a mjafton kjo ??!!
Natyrisht , miqtë e mi , ne jemi të detyruar të ndryshojmë sjelljen për të garantuar vijimësinë e jetës dhe mënyrën për t’u përshtatur, tashmë një mënyre jetese të re, pa pasur frikë nga ajo kjo shpatë Demokleu që na qendron mbi kokë, po për të jetuar çdo minutë të jetës , duke u ngritur shpirtërisht.
1. Teksa jetojmë në një shtet, duhet të jemi rrigorozë për tëgjitha urdhrat që dalin , duke i zbatuar ato ,në ketë situatë të jashtezakonshme.
Duhet ta kuptojmë dhe të ndërgjegjësohemi , se jemi në një situatë të jashtezakonshme , ku nuk ka vend për panikë, por për disipinë dhe zbatim të rregullave .
2. Duhet të menaxhojmë ditën dhe natën, pa i prishur oraret dhe duke respektuar dhe funksionuar në shtëpi , si një skuadër. Ka ardhur momenti që familja të shihej nga të gjithë si epiqendra e botës, sidomos për shqiptarët.
3. Këto ditë më shumë se kurdoherë del në pah vlera e papaguar e punëve të lodhshme të shtëpisē që bëjnë gratë e vajzat , ndaj del e nevojshme që dhe ti burrë e djalë i shtëpisë të bëhesh pjesëmarrës për të ndihmuar dhe kontribuar që shtëpia të kthehet në një oaz të qetë, që tē relakson , por edhe të frymëzonë.
4. Femijet , më në fund po ndjejnë se kanë nevojë të kalojnë kohë pa limit me prindërit e tyre. Ky është nje rast ideal , që nuk do t’ju vijë më të dashur prindër, ta keni kohën pa limit me ta. Keni shansin më të madh, sidomos ju baballarë, te luani e gëzon i me ta në kushtet e shtëpisë.
Mos u bezdisni nga pyetjet e shumta që do t’ju bëjnë. Ata , fëmijet tuaj , janë si toka . Kanë nevojë të ushqehen nga fjalët tuaja . Kane nevojë t’ju ndjejnë më pranë, pa barriera . Në darkë, para se të bien të flenë, tregojuni ndonje ngjarje nga jeta juaj , kur keni qenë të vegjel, ose kendoni bashkë , se edhe nese stononi, nuk ka problem. Ata ju duan siç jeni, se për ta jeni siguria më e madhe dhe heronjtë që edhe Convic 19 e mundni !
5. Për prindërit e fëmijëve adoleshentë këtë periudhë lerini moralizimet, po bëhuni shok me fëmijët tuaj. Është momenti që të afroheni me ta. Edhe nese ata kanë momente shpërthimi( pasi ështe e natyrshme, problemet hormonale dhe vet pranvera ,që është stinë , ku gjaku ndryshon) . ju bëhuni të durueshëm dhe bashkëpunues. Eshtë e vetmja situatë,ku kërkohet maturi dhe mençuri nga të rriturit, për të dialoguar me adoleshentet. Mos harroni se nuk ka si shtëpia e embla shtëpi. Ndihmojini në detyrat e shkollës , po me dashuri , pa treguar se ju dini më shumë se ta , pasi natyrisht dini. Po mos harroni se dhe femijët tuaj , nuk janë vetëm tuajët, po dhe të botës ku lindin. Mos përtoni t’i kërkoni ndihmë për internetin, pasi ata kane lindur në botën e Informatikës . Mos u trembni se do t’ju ulet personaliteti kur ata mund t’ju mësojnë. Kjo do të jetë dita më e bukur juaja ! Provojeni dhe do kuptoni sesa lumturi e pamasë është kur fëmijët të mësojnë në kushtet e izolimit! Kjo është nje nga dhuratat më të medhaja që po na bënë kjo gjeja e keqe e madhe , që është e padukshme dhe quhet virusi Covid 19, po na tragon se asnjë pasuri nuk ka vlerë përpara familjes dhe shtëpisë se
embles shtepi!
6. Merrni secili kohën tuaj të mundur këto ditë që jeni në shtëpi dhe filloni të ndryshoni sjelljen.Kuptoni që vetmia dhe varfëria janë dy gjëra që të bëjnë të pësosh metamorfozë. Silluni më me shumë mirësi me prindërit, me fëmijtë , vlerësojeni veten dhe reflektoni për jetën tuaj . Ashtu siç thotë dhe poeti indian Giblan: ” Duajni njeri – tjetrin, po mos e mbani në roje atë, hani nga e njejta bukë, po jo ngae njejta kafshatë , pini nga i njejti ujë po jo nga e njëjta gotë , se dhe telat e mandolinës janë veç e veç, po është dora e njeriut , ajo
që nxjerr tingullin e bekuar”
7. E fundit , (për sonte) kur botova së bashku me prof . Zekën librin në 2008 “Të kesh frikë, mirë apo keq?! ,atëherë nuk memdova se do të vinte një ditë dhe virusi i panjohur do frikësonte botën dhe do të izolonte çdo njeri për t’u mbyllur në shtëpinë e tij. Përtej çdo situate absurde që ndodhemi sot ,unë besoj se njeriu sot forcën e merr si Anteu në Tokë dhe ai në shtëpi, duke i dhënë shansin e munguar që të rrijë më gjatë në shtëpi
dhe ta dojë më shumë atë!
Unë jam e bindur që pas karantinës njerëzit do të jenë edhe më të mirë e do ta kuptojnë më shumë vlerën e jetës !
Nje natë të qetë për ju të gjithë!