Koronavirusi/ Delegacioni i BE: Katër këshilla për gratë shtatzëna

68

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë jep katër këshilla të rëndësishme për gratë shtatzëna në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

BE sqaron përmes një broshure katër këshillat, që duhet të ndjekin këto ditë të gjitha gratë shtatzëna, që nga bisedat telefonike me mjekët, deri te qëndrimi në shtëpi.

Postimi i BE në “Facebook”:

1. Mbroni veten duke praktikuar higjienën e duarve, etiketën në kollitje dhe distancimin shoqëror.

2. Diskutojini shqeësimet tuaja me telefon me mjekun që ndjek shtatzëninë tuaj dhe verifikoni se si të vazhdoni me kontrollet e shtatzënisë apo planin e lindjes.

3. Nëse e dini se jeni ekspozuar, telefonojini mjekut tuaj dhe ndiqni udhëzimet e tij.

4. Nëse sëmureni, rrini në shtëpi dhe telefonojini shërbimeve shëndetësore për këshilla, duke u thënë se jeni shtatzënë.