Koronavirusi/ 50-vjeçarja nga Lushnja në karantinë, flet drejtori i spitalit: Ja pse e dërguam në QSUT

493
Sigal

Një grua e cila kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Italia me temperaturë të lartë është transportuar me urgjencë mbrëmjen e sotme në Spitalin Universitar në Tiranë.

Mësohet se ajo është izoluar në karantinë pasi ka shfaqur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe drejtori i Spitalit të Lushnjës, Pjerin Vogli, i cili ka deklaruar se gruaja, nga fshati Kadipashaj, njësia administrative Krutje, ishte paraqitur sot në spitalin e Lushnjës, pasi kishte shfaqur temperaturë.

Drejtori Vogli tha se pas ekzaminimit nga ana e mjekëve, duke qenë se gruaja kishte pasur temperaturë dhe se vinte nga një zonë e prekur e Italisë, nga Padova, spitali ndoqi protokollin, duke e transferuar rastin në QSUT.

Sipas tij, ka dyshime se gruaja është prekur nga një grip i zakonshëm dhe jo nga koronavirusi.

“Për mua dhe për stafin. ishte rast i zakonshëm grupi. Por për shkak se tha se gruaja ishte kthyer nga Padova, vend i infektuar nga koronavirusi, ne zbatuam protokollin dhe e nisëm për tek Infektivi në Tiranë.”, -tha Pjerin Vogli.