Koronavirusi /28 raste të reja në Shqipëri në vetëm 24 orët e fundit

417
Sigal

28 raste të reja me koronavirus janë evidentuar në vendin tonë, duke e çuar në  174 numrin e pacientëve pozitivë në të gjithë vendin. Zyrtarisht tashmë janë konfirmuar të prekur me koronavirus edhe në Tropojë, ndërkohë që rastet janë shtuar edhe në qytetet e tjera.

NJOFTIMI

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.
Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste