Sigal

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Korçë, pas një sherri mes disa personave.

Burime nga policia thanë se Erion Hoxhallari ka mbetur i plagosur rëndë.

Policia thotë se ka arrestuar në një kohë rekord kapet në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 38-vjeçarit Hoxhallari.

‘Ngjarja e ndodhur pak minuta më parë, në lagjen nr 7 përpara Bashkisë Korçë, ku pas një konflikti midis disa personave për motive të dobëta, mbeti i plagosur shtetasi Erion Hoxhallari, rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia sekuestroi armën e zjarrit tip pistoletë në vendin e ngjarjes dhe shoqëroi në Komisariat disa persona dhe midis tyre edhe autorin e dyshuar të ngjarjes.

Po vijonë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të’, thotë Policia e Korçës.