Korçë/ Tentoi të godiste me karrige Bashën, 14 ditë burg për 27 vjeçarin

494
14 ditë burg për Suel Liçon, ka vendosur sot Gjykata e Korcës, i cili tentoi të godiste me karrige kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. 
Ndërkohë, sipas llogarive të togave të zeza, i riu del nga burgu nesër, pasi ka plotësuar ditët e qëndrimit të tij i izoluar. “Me llogaritjen me 7 ditë në paraburgim, nesër Liço del”, pohuan burime nga gjykata. 
Ngjarja ndodhi më 6 maj të këtij viti, gjatë një aktivitetit për prezantimin e kandidatit për këtë bashki. Pas incidentit, 27-vjeçari Liço, banues në fshatin Taç-Ersekë u arrestua në flagrancë një ditë më vonë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Sigal