Korçë/ Sulm me armë makinës, detaje të reja nga ngjarja

487
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i mbrëmjes së të dielës në Korçë.

Mësohet se shkak i ngjarjes është një konflikt i vjetër mes autorëve dhe shënjestrës, Mateo Aliko. 29-vjeçari rezulton i dënuar në vitin 2008 për grabitje me armë në kazino si edhe vjedhje të tjera në qarkun e Korçës.

Policia ka shoqëruar 15 persona në polici, ndërsa autorët e ngjarjes nuk janë identifikuar ende. Dyshohet se nuk janë nga Korça.

 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe nga të shtënat është thyer xhami i një banese.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës dhe nga të shtënat me armë nuk ka persona të lënduar.

Mësohet se mjeti që u qëllua me armë zjarri ishte i parkuar dhe ngjarjes autorët janë larguar në drejtim të paditur.