Korçë/ Sherr mes të rinjve, qëllon me automatik drejt 20-vjeçarit. Policia jep detajet

575
Sigal

Degjeneron sherri mes dy të rinjve në Bilisht. Policia bën me dije se pas sherrit, një 25-vjecar ka qëlluar me automatik drejt 20 vjeçarit me inicialet K.B.

Për fat, ai nuk ka mbetur i lënduar, ndërkohë që autori, shtetasi R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht, është larguar menjëherë pas ngjarjes me automjetin e tij.

Policia, ndërkohë e ka shpallur në kërkim dhe ka nisur punën për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, referuan materialet pranë Prokurorisë si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit:
R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Bilishtit, shtetasi i mësipërm pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të shtetasit K.B, 20 vjeç, banues në Bilisht, por pa i shkaktuar dëmtime këtij të fundit dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një copë fishek luftarak.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R.F, i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.