Korçë, prokuroria kërkon 4 vite burg për ish-drejtorin e Ujësjellësit të Ersekës

475
Prokuroria e Korçës ka kërkuar dënimin me 4 vjet burg për ish-drejtorin e Ujesjellësit Ersekë, Orest Malushi, i akuzuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Po ashtu, Prokuroria e Korçës kërkon dënimin me gjobë nga 150 mijë-450 mijë lekë për Sergei Peshtanin (administrator i Njësisë Administrative Leskovik); Robert Hamzain, shef i Agjencisë së OSHEE-Ersekë, si edhe për shtetasit Jeton Hida, Andrea Memelli dhe Fatmir Hoxha, të akuzuar për veprat penale të deklarimit të rremë dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe të pandehurit do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit në rast se shpallen fajtorë. Prokuroria e Korçës zhvilloi hetime ndaj të pandehurve bazuar në faktet penale që kanë ndodhur në 26 shkurt të këtij viti. I pandehuri Malushi ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar pa shkaktuar dëmtime në drejtim të shtetasit Z.B., pas një zënke banale në një lokal të zonës.
Sigal