Korçë, “mëkëmbësi” i Peleshit në bashki, tender 332 milionë lekë për “Ese” me temë “Qyteti im”

740
Drejtuesi i Bashkisë së Korçës, “Fili” Sotiraq Filo, i lënë në krye të kësaj bashkie prej Niko Peleshit si “trashëgimtar i besuar” i vazhdimit të punëve të tij, ka publikuar në “Buletinin e Prokurimit Publik” Nr. 3, datë 23 Janar 2017. një njoftim për zhvillim tenderi, me objekt që deri sot nuk është dëgjuar si shërbim! Sikur të ishte një OJF që zhvat miliarda lekë nga donacionet, apo taksat publike, bashkia e Korçës ka shpallur tender me objekt “Qyteti im”, pa sqaruar se për çfarë shërbimi konkretisht. Nga burimet tona në Bashkinë e Korçës dhe në Agjencinë e prokurimeve Publike, mësuam se ky tender me vlerë 332 milionë lekë bëhet për një konkurs për “ESSE”, domethënë meditim për qytetin e Korçës, që Peleshi dhe Filo e kanë ‘rilindur”! Sipas njoftimi të publikuar, se Filo-ja i besuar i Peleshit, përveç ESSE”-së së qytetit të Korçës, do të tenderoj edhe meditimet për qytet Elbasan dhe Përmet. 
Ja njoftimi zyrtar i këtij tenderi
BASHKIA KORÇE 
1. Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: BASHKIA KORÇE 
2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedurë e hapur 
3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: Qyteti im 
4. Fondi limit: 33 milionë e 238 mijë lekë 
5. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 12 muaj 
6- Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: Data: 10/02/2017 (dd/mm/vvvv) Ora: 11:00 
7- Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 10/02/2017, Ora: 11:00
Sigal