Korçë – Mashtronin qytetarët, hetohet drejtori i një fondacioni dhe 3 vullnetarë

518
Katër persona janë proceduar penalisht pasi akuzohen se mashtronin qytetarë të ndryshëm duke i marrë shumë parash me pretendimin për të ndihmuar një familje të varfër në Përmet.

Bëhet fjalë për drejtorin e një fondacioni bamirësie dhe tre vullnetarë.

Policia sqaron se: Procedimi ndaj tyre filloi pasi, shtetasi A.M, me detyrë Drejtor i një fondacioni si edhe tre shtetaset e tjera me detyrë vullnetare të këtij fondacioni, më datë 28.03.2017 u konstatuan në aksin rrugor Korçë-Pogradec duke ndaluar mjete të ndryshme dhe duke i`u kërkuar atyre vlera monetare për fondacionin, për t`i ardhur në ndihmë një familje në nevojë në qytetin e Përmetit. Nga hetimet dhe verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm nuk posedonin asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim. Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit si edhe tre shtetaset A.R, A.V dhe J.K (vullnetare) nuk rezultojne të siguruara.

U proceduan penalisht:

• A.M, 42 vjeç, banues në Tiranë (drejtor i një fondacioni, nenet 248 dhe 143/2)
• A.R, 22 vjeçe, banuese në Përmet,
• A.V, 21 vjeçe, banuese në Tepelenë,
• J.K, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (të treja shtetaset vullnetare, neni 143/2).

Materialet i kaluan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Shpërdorim detyre” dhe “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 248 dhe 143/2 të Kodit Penal.
Sigal