Korçë/ Adoleshentja tenton vetëvrasjen, konsumon 60 pilula paracetamol

362
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Korçës.

Një 16-vjeçare ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar 60 pilula paracetamol.

Burime nga policia bëjnë me dijse se adoleshentja me iniciale S.K banuese në fshatin Vloçisht, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Korçë.

Ende nuk bëhet me dije shkaku që ka shtyrë të renë të ndërmarrë një akt të tillë ekstrem ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë çdo rreziku për jetën.