Korçë/ 22-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës duke prerë veten me thikë, dërgohet në spital

255
Sigal

Një 22-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës në Korçë. Policia bën me dije se në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.11.2021, në orën 18:45, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është sjellë nga familjarët shtetasja E. R., rreth 22 vjeçe, banuese në fshatin Orman, Pojan, e cila nga deklarimet e marra rezulton se në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.