Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori, Dashamir Xhikën

516
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 787/1 prot, datë 10.09.2015, ka përfunduar auditimin në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), për periudhën 01.01.2014 – 30.09.2015 të veprimtarisë së këtij institucioni, ku me Vendimin nr.13, datë 20.02.2016 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit, rekomandimet e të cilit i janë përcjellë ARRSH me shkresën nr. 787/14, datë 22.02.2016.
Dëmi i shkaktuar Buxhetit të Shtetit arrin në rreth 634 milionë lekë ose 4,5 milionë euro
Nga auditimi rezultoi se institucioni reflekton një nivel të ulët përgjegjshmërie me pasoja negative në efektivitetin e përdorimit fondeve buxhetore në këtë sektor strategjik. Dëmi i konstatuar arrin në rreth 634 milionë lekë, dëm i ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore. Fakt ky, që sjell në vëmendje nevojën për ndërhyrje në drejtim të forcimit kontrollit në zbatimin e punimeve, duke eleminuar procedurat formale të vërejtuara deri tani në realizimin e shërbimit të supervizimit. Më konkretisht nga auditimi rezultoi…
Shkrimin e plotë dhe faktet rreth kallëzimit në Prokurori nga KLSH, mund t’i lexoni nesër në Gazetën Telegraf, faqe 8
Sigal