Kontrollet në akset kryesore të vendit, makina inteligjente “nuk fal”, gjobiten 1012 drejtues mjetesh, 7 prej tyre arrestohen

202
Sigal

Gjatë 24 orëve të fundit, ashtu siç ishte paralamjëruar, javë më parë, policia ka vënë në përdorim ‘makinën inteligjente’ nëpër akset kryesore të vendit.

Mësohet se gjatë 24 orëve , janë gjobitur, 1012 drejtues mjetesh dhe janë arrestuar 7 prej tyre, për shkak të dhënies së makinës në gjendje të dehur apo për mungesë të patentës.

Ndërsa pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve ndër shkeljet e kryera, ishin ato të shpejtësisë, dhe të përdorimit të celularti gjatë kohës që ishin në timon, duke rrezikuar edhe jetën e shtetasve të tejrë.

Njoftimi i plotë nga Policia e Shtetit

Vijojnë kontrollet intensive për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës, duke përdorur makinën inteligjente dhe radarët e natës.

Kontrollet me radarë, dronë, kamera e makina të paloguara vijojnë dhe në akset nacionale e qendrat e banuara në të gjithë vendin.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon kontrollet me makinën inteligjente dhe me radarët e natës, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, Tiranë-Elbasan-Tiranë, nga makina inteligjente dhe radari “Patrol” janë konstatuar 244 shkelje për shpejtësi, nga të cilat 42 ishin me masë plotësuese pezullim të lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 40 deri në 80 km/h më shumë se tabela e lejuar, shpejtësi që në kushte dhe të lagështirës në rrugë janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Po nga verifikimi i kryer nga operatorët që plotësojnë masat administrative rezultoi se 87 prej drejtuesve të mjeteve, krahas shpejtësisë, kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 36 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Në Ibë, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, është konstatuar nga radari, një automjet me shpejtësi 135 km/h, në kushte të lagështirës. Pas bërjes së testit të alkoolit, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. P., 33 vjeç, banues në Tiranë rezultoi i dehur me masë alkooli 1.81 mg/l dhe u arrestua në flagrancë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 31 leje drejtimi, për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë adminitratrive 1012 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, të konstatuara me dronë, shpetësi tej normave të lejuara që janë matur me radarë, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, për përdorim celulari, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse etj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.