Kontroll nga ajri me dronë e helikopter, arrestohet 28-vjeçari. Policia jep detajet, ja çfarë u zbulua

291
Sigal

Ne vijim te kontrolleve të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ne Shkoder, policia ka vene ne pranga nje 28 vjecar.

Sipas hetimeve, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

NJOFTIMI

Kontrollet nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë e helikopter.

Finalizohet operacioni policor “Pult”

Si rezulat i konstatimit me dronë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentativë për kultivim të bimëve narkotike një 28 vjeçar

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit pas mbajtjes nën vëzhgim u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë.

Kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.