Sigal

Ndër 41 shtetet europiane, vetëm në 10 prej tyre, adoleshentët janë konsumatorë më të mëdhenj të alkoolit sesa në vendin tonë. Kështu thotë një raport i sapo publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në Shqipëri rezulton se, 16.6% e adoleshentëve konsumojnë alkool rregullisht, ose të paktën një herë në javë. Në analizë merren vetëm 11, 13 dhe 15-vjeçarë, çka i bën alarmante gjetjet e raportit.

Vendet e tjera të rajonit ndërkohë nuk janë marrë në analizë, me përjashtim të Maqedonisë, që ka një normë disi më të ulët se vendi ynë në këtë drejtim.

Në nivel europian, adoleshentët në Malta, me 28% dhe atë në Itali me 24% rezultojnë të jenë ata më të alkoolizuarit në Europë.

Më pak të alkoolizuarit ndërkohë janë pa diskutim ata nordikë, me Islandën në vend të parë, me një normë në vetëm 2.7%, Norvegjinë me 3.7% dhe Suedinë me vetëm 4%, raporton “scan”.

Në të gjitha këto vende konsumi i alkoolit në popullatë është mjaft i lartë, por mesa duket te adoleshentët funksionojnë ligjet më së miri.