Konsulli sqaron shqiptarët për Lotarinë Amerikane: Ja çfarë ju skualifikon automatikisht!

554
Sigal

Gazeta Telegraf/


Qytetarët
shqiptarë kanë 34 ditë kohë në dispozicion për të aplikuar për lotarinë
amerikane DV2018. Në një intervistë ekskluzive Konsulli Amerikan në Tiranë
Benjamin Hesprich, shpjegoi për mediat se fotografia me syze dhe me e vjetër se
6 muaj, por edhe arsimi i mesëm me kohë të pjesshme ju skualifikojnë
automatikisht.

 Lorenc Mansaku: “Personat e interesuar të
futen në faqen tonë të internetit dhe të lexojnë nëse ata janë të
kualifikueshëm ose jo”.

Benjamin
Hesprich: “Ju keni nevojë për fotografinë e re dhe ju lutem në fotografinë e re
hiqni syzet”

Lorenc Mansaku:
“Fotografia të jetë e kohëve të fundit, mos përdorni fotografinë që përdoret
vitin e shkuar pasi këta janë faktorë që ju skualifikojnë. Në momentin kur
aplikon programi nuk të jep mundësinë që ti ta verifikosh se cilën fotografi ke
vendosur, kështu që do sugjeronim që para se të ngarkohet fotografia t’i
vendosni emrin e personit që po aplikon dhe pastaj të ngarkohet. Nuk ka një
kriter moshe për të aplikuar. Nëse janë dy bashkëshortë, secili prej tyre ka të
drejtën ta hedhë kërkesën si aplikant kryesor.

Kur aplikon
njëri nga bashkëshortët duhet të përfshijë  në të bashkëshorten e tij dhe fëmijët biologjikë
ose të birësuar, të cilët banojnë ose jo me ta nën 21 vjeç dhe të pamartuar.”

Benjamin
Hesprich: “Mbani mend që ju duhet të keni një diplomë nga shkolla e mesme me
kohë të plotë, e krahasueshme me një diplomë amerikane.”

Para nisjes së
aplikimeve, konsullata amerikane theksoi se SHBA nuk ofron asistencë.

Lorenc Mansaku:
“Personat e interesuar nuk mund të presin që shteti amerikan t’iu sigurojë
shtëpi, pra ju duhet ta siguroni vetë ketë”.

 Benjamin Hesprich: “Për t’u regjistruar në
lotarinë amerikanë është falas, mos paguani për këtë. Vetëm aplikoni në dvlottery.state.gov.

Siç mësohet nga
burime zyrtare të departamentit të shtetit çdo vit 14 milionë e gjysmë qytetarë
nga e gjithë bota synojnë ëndrrën amerikane duke hedhur lotarinë. Shqipëria
duket se thyen rekorde aplikimesh po të kihet parasysh numri i popullsisë. Në
renditjen e vendeve europiane është e katërta pas Ukrahinës, Rusisë dhe Turqisë
si dhe e para në rajon me 198,625 aplikime. Nga e marta e 4 tetorit shërbim
ndihme për qytetarët e interesuar ofrohet edhe nëpër kancelari, por zyrtarë të
ambasadës tërheqin vëmendjen se, për aplikimin nuk kërkohet asnjë pagesë dhe
duhet të jenë të kujdesshëm ndaj abuzuesve të mundshëm.