Sigal

Nuk do të jetë aq e shpejtë dita kur mosmarrveshjet Rama-Meta për dekretet të zgjidhen në Gjykatën Kushtetutese, pasi do të duhet më tepër se gjysmë viti që Gjykata Kushtetuese t’i rikthehet funksionimit. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh se në rastin më të mirë, nëse KED do të punojë çdo ditë, do të duhen të paktën 6 muaj që KED të dërgojë kandidaturat tek organet përkatëse që më pas të bëjnë emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Ballanca shprehu shqetësim sa I përket vlerësimit të kandidaturave që vinë nga jashtë sistemit.

“Pjesën e vlerësimit të tyre do ta bëj vetë KED. Pra nuk do të kalojnë vettingun që kanë kaluar kandidaturat që vinë nga brenda sistemit. Janë të paktën 25 persona që duhet t’i bëhet vlerësimi dhe nëse standardi do të ishte I ndryshëm nga ai që është përdorur nga ata që janë brenda sistemit, atëherë kjo do të krijonte një situatë mosbesimi”, -tha Avokatja e Popullit. E pyetur nga gazetari Dervishi sa I përket tensionit të krijuar mes Kryeministrit dhe Presidentit, Ballanca tha: “Asnjë komptenencë e cilitdo institucioni nuk mund të jetë e pakufizuar. Me këtë mënyrë mendoj se duhet interpretuar kompetenca e secilit”.