Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit të Shkodrës

461
Sigal

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, Gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja.

Kalaja, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, u hetua nga trupa e komisionarëve e kryesuar nga Olsi Komici, anëtare Brunilda Bekteshi dhe me relator Lulzim Hamitaj.

Kalaja pas mbarimit të studimeve është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.