Konfirmohen katër raste të reja me koronavirus në Krujë

298
Sigal

Në Krujë janë konfirmuar katër raste të reja me koronavirus. Burime për Abc News bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 31 teste, nga të cilët kanë dalë katër pozitivë.

Mësohet se rastet e reja janë vatra ekzistuese nga fasoneritë dhe kontaktet.

Kruja është zona më e goditur nga Covid-19. Në total, numri i të infektuarve në Krujë ka shkuar në 106.