Konferenca për ekstremizmin, Ambasadori Lu: Islami të mos përdoret si justifikim për terrorizëm

457
“Duhet ti kundërvihemi çdo personi që përdor fenë islame si justifikim për përdorimin e dhunës dhe terrorit”. Kështu ka deklaruar Ambasadori amerikan Donald Lu, në konferencën mbi ektremizmin fetar. Ai ka kërkuar dhe trajtim të pakënaqësive ekonomike, kryesisht në shtresat vunerabël që shfrytëzohen nga ekstremistët.
Tiranë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka kërkuar që ti kundërvihemi ideologjive të atyre personave që përdorin fenë Islame si justifikim ndaj dhunës.
I ftuar në konferencën mbi ektremizmin fetar, Donal Lu, tha se parandalimi i këtij fenomeni kërkon një bashkëpunim dhe kordinim ndërkombëtar.
Lu: “Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm fillon me refuzimin e grindjeve sekstare nga ana e udhëheqësve politikë, shoqërorë dhe fetarë. duhet i kundërvihemi ideologjive të përkrahura nga grupet ekstremiste”.
Sipas Ambasadorit Lu, në Ballkan por veçanërisht në Shqipëri, duhet të trajtohen pakënaqësit ekonomike që shfrytëzohen prej ekstremistëve, kryesisht për rekrutimin e të rinjve.
Lu: “Në veçanti duhet të ndalojmë korrupsionin endemik që largon të rinjtë nga ky rajon dhe që lë kaq shumë në varfëri”.
Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, teksa tha se Shqipëria nuk është imune ndaj terrorizmit, theksoi se po hartohet një stategji kombëtare e mirfilltë për të përballuar këtë fenomen.
Tahiri: “Unë besoj që jemi ekzaktësisht në momentin ku duhet të adresojmë domosdoshmërinë për të kordinuar dijen dhe praktikat tona më të mira ashtu dhe me parnerët, për të hartuar dhe për të bashkuar forcën tonë në një dokument të vetëm që do të shërbejë si drafti strategjik orientues, plani i aksionit i përbashkët për të përballur këtë fenomen”.
Ministri i Brendshëm, tha se kur flitet për rrezikun e terrorizmit në vendin tonë, nuk është një këmbanë alarmi, por ngritje e nivelit të ndërgjegjes për ta konsideruar si problem për shoqërinë tonë.
Sigal