Kompanitë e sigurimit: Të bëhet i detyrueshëm sigurimi i pronës

226
Sigal

Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj fatkeqësive natyrore, siç janë tërmetet apo përmbytjet. Për ketë arsye kompanitë e sigurimit në Shqipëri kërkojnë nga qeveria detyrimin me ligj të pronës nga qytetarët.

“Sigurimi i pronës duhet të jetë i detyrueshëm. Ndërgjegjësimi i popullatës është në nivel minimal për të siguruar pronën e tyre. Ka ardhur një moment që qeveria në të vërtetë në fillimin të sezonit të ri parlamentar të mendojë seriozisht të bëjnë një ligj për sigurimin e pronave që qytetari në çdo rrezik problem nga përmbytjet tërmeti apo zjarri të mos jetë me përgjegjës qeveria por të kalojë tek kompania e sigurimit aty ku ka bërë sigurimin e pronës.”

Kostoja minimale e sigurimit të apartamentit varion nga 25-50 Euro në vit.

“Për një banesë që është vlerësuar 100 mijë Euro qytetari do të paguajë vetëm 50 Euro në vit. Si mund të jetë sigurimi i shtëpisë tënde taksë, është shërbim që e merr pas për shtëpinë tënde”.

Vetëm për dëmet e shkaktuara në banesa nga tërmeti i 21 shtatorit dhe atij të 26 Nëntorit të vitit 2019, kompanitë e sigurimit kanë shpërndarë 40 milionë Euro rimbursim.