Kompanisë “Bankers” iu falën 94 milionë euro taksa importi nafte bruto dhe 80 milionë detyrime energjie, uji e tatime

1241
Gazeta “Telegraf”, publikoi katër më parë, krimin që bëhet me naftën shqiptare cilësia e së cilës shkatërronte makinat, vret shëndetin e shqiptarëve dhe zhvat xhepat e konsumatorit që blen naftë e benzinë me çmim 3 herë më të lartë se në vendet e BE. Gazeta denonconte faktin që në tregun shqiptar shitej naftë bruto e pa përpunuar, ose e përpunuar me abuzime për të fshehur përqindjen e lartë të plumbit e squfurit. Dy ditë më parë u arrestuan 7 drejtues e zyrtarë doganash, të cilët bënin letra false për një kompani private shqiptare e cila importonte naftë bruto dhe nuk e përpunonte, por e fuste në treg të papastër, duke bërë letra false, sikur nafta ishte e pastër, e përpunuar në rafinerinë e Ballshit. Ata tashmë janë përpara drejtësisë. Por nuk po thuhet, se tek cilat firma tregtare të naftës është dërguar nafta bruto që shpërndahej me letra false.

 Pra, cilat firma karburanti e kanë shitur këtë naftë për shqiptarët. A do ët nis drejtësia hetimin për të zbardhur krimin që ka nisur tek firma që e importonte dhe e shiste në treg dhe ka vazhduar tek shitësit? Cila është loja me karburantet?”përse kjo lojë nisi të zbardhet pas konfliktit me kompaninë “Bankers”” që mbyti dhe dogji zonën e Marinzës, prej veprimtarisë kriminale që bënte në shpimin e puseve? A e ka organizuar “Bankers” dhe shteti shqiptar, lojën e tregtimit të naftës bruto që u shitje shqiptarëve si naftë e [pastër dhe me parametra e që krijonte vjedhje miliona euro nga buxheti i shtetit dhe miliona euro nga xhepat e shqiptarëve? Pa bërë komente, por duke pritur hetimin e drejtësisë i cili duhet të nis urgjent për të zbardhur këtë krim që nuk është “”fuqi”” vetëm e firmës që shiste naftën bruto me letra fasle si të pastër, por as e 7 drejtuesve e zyrtarëve të doganës, po publikojmë denoncimët që gazeta “Telegraf” qysh në muajin prill 2015, lidhur me aktivitetin antiligjor e me krim financiar të kompanisë “Bankers”, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe kompanitë shqiptare të shitjes dhe importit të naftës. 
Ja abuzimi që ka bërë kompania “Bankers” me importin e naftës bruto (për shpim)
Skema e abuzimit të kompanive të mëdha, të cilat fusnin në vend naftë të cilësisë së dobët pa akcizë, me argumentin se do ta përdornin si lëndë holluese dhe në të vërtetë e kanë hedhur atë në treg, duke na detyruar ne ta blejmë për automjetet tona. Ministria e Energjisë dhe Industrisë bashkë me Albpetrol-in kanë vërtetuar abuzimet nga kompania, e cila bën kërkime në fushën e naftës në vend. “Bankers Petroleum” ka shitur në mënyrë ilegale mijëra litra naftë të cilësisë së dobët në pikat e karburanteve në Shqipëri. Në fund të vitit 2013-të bordi i ri drejtues i Albpetrol-it i ka kërkuar shpjegime dhe një raport kompanisë mbi sasinë e lëndës holluese që përdoret për operacionet e saj në kërkimin e naftës. Në bazë të deklarimeve të bëra vetë nga “Bankers” rezulton se në muajin korrik 2013-të importi i lëndës holluese ka arritur maksimumin në 13. 594 m3, ose 15% e prodhimit gjithsej të naftës nga vendburimi i Patos-Marinzës. Një situatë kontradiktore kjo po të shohësh të dhënat e sasisë së holluesit të përdorur në dhjetor 2013-të, e cila nuk shkon më shumë se 8.5%, ndërkohë që është karakteristikë e stinës së dimrit rritja e sasisë së holluesit.

 Nga ky grafik shihen mospërputhje të mëdha ndërmjet sasive dhe përqindjeve të holluesit të raportuara nga kompania “Bankers” dhe atyre të llogaritura nga ekspertët e Albpetrol. Një fakt tjetër që vërteton këtë abuzim është deklarimi që kjo kompani ka bërë në periudha të ndryshme për përdorimin e kësaj lënde. Në dhjetor 2011- shkurt 2012 “Bankers” ka raportuar se ka përdorur 98 mijë metra kub hollues, ndërsa llogaritjet e stafit të Albpetrol-it argumentojnë se konsumi i holluesit ka qenë vetën 47 mijë metër kub, çka do të thotë 51 mijë metër kub hollues më shumë se deklarimet. E kjo lende me termin hollues është pikërisht nafta që dyshohet të jetë hedhur në treg.
Edhe pse Albpetrol-i dhe ministria e Energjisë i kanë kërkuar shpjegime kompanisë për këtë situatë deri më sot nga “Bankers” nuk ka ofruar një shpjegim të besueshëm. Holluesi është një lëndë, e cila në përbërjen e saj kryesore ka naftën, por për shkak të cilësisë tepër të ulet nuk lejohet të përdoret në treg. Këtë lëndë “Bankers” e kalon në doganë pa paguar akcizë, pasi e deklaron si naftë që i duhet për nevoja operacionale.
Ja kontrata që 14 bashki e komuna i kanë dhënë kompanisë “Bankers”, sipërfaqe për biznes pa asnjë pagesë
Gazeta “Telegraf” po publikon sot, një marrëveshje skandaloze “rruge”, të hartuar mes kompanisë “Bankers”, mes 14 kryetarëve të bashkive e komunave në zonën Fier-Lushnjë dhe 2 përfaqësuesve të lartë të qeverisë shqiptare. Marrëveshja me 9 pika, firmosur e vulosur nga 17 persona, mes tyre 2 qeveritarë dhe drejtuesi shqiptar i “Bankers”, është një akt-dokumentar i hartuar dhe i nënshkruar në kundërshtim të plotë me ligjet. Në këtë marrëveshje, palët nënshkruese deklarojnë se i janë përmbajtur Ligjit Nr. 10119, datë 23. 04. 2009 “Për planifikimin e territorit”, kur në fakt kjo marrëveshje nuk mund të hartohet me këtë ligj, mbasi territori ku vepron “Bankers” është i planifikuar që në marrje të licencës prej kompanisë dhe është planifikuar e përcaktuar si zonë hidrokarburesh për kërkim e prodhim! Së dyti, Ligji Nr. 10119, datë 23. 04. 2009 është përdorur në atë pjesë që është shfuqizuar, mbasi ky ligj është azhornuar 6 herë me Ligjin nr. 10 258, datë 25.03.2010, me Aktin normativ Nr.4, datë 25.8.2010, me Ligjin nr.10 315, datë 16.9.2010, me Ligjin nr.10 360, datë 16.12.2010, me Ligjin Nr. 22/2013 dhe me Ligjin nr. 110/2013, datë 01.04.2013. Këto ligje e ndalojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë, si kjo që është bërë vetëm për interesa të “Bankers”, kundër interesave të ekonomisë kombëtare dhe sigurisë së jetës e pronës së komunitetit. Marrëveshja nuk ekziston në arkivat e komunave, u firmos në Tiranë gjatë një dreke të shtruar nga “Bankers” Gazeta “Telegraf” u interesua dje, në disa komuna e bashki firmëtare të kësaj marrëveshje, për të pyetur nëse kishin dijeni për marrëveshjen e nënshkruar në datën 23 nëntor 2012 me kompaninë “Bankers”. Pyetëm në 11 bashki e komuna të zonës Fier-Lushnjë, ku nënshkrues janë kryetarët e tyre. Pyetëm në bashkinë Patos dhe na thanë, se as kanë dijeni e as nuk ekziston ndonjë marrëveshje e tillë zyrtare me “Bankers” në arkivën e bashkisë. Kështu na thanë edhe në bashkinë Reskovec, në komunat Zharrëz, Portëz, Ruzhdie, Bubullimë, Krutje, Qendër-Fier, Qendër-Mallakastër, Cakran, Mbrostar, Libofshë e deri në komunën Kuman ku gjendet Marinza e mbytur dhe e helmuar nga llumi, nafta e gazi. Përgjigja ishte ishte e njëjtë: Nuk dimë asgjë për një marrëveshje të tillë, nuk ka asnjë dokument në komunë, do ta ketë firmosur kryetari, se ai e mban vulën me vete”. Dhe fakti kështu është! Marrëveshja është një copë letër, firmosur pa protokoll zyrtar, pa vendim të këshillit bashkiak, pa projekt studimi e planifikimi të territorit nga KRT e komunave dhe bashkive që kanë firmosur këtë marrëveshje me “Bankers”. 
Kompanisë “Bankers”, iu falën 170 milionë taksa importi nafte, energjie, uji dhe tatime
Një nga këto vendime është edhe urdhri i datës 18 korrik 2013, firmosur nga ish-drejtori i AKBN Genc Anastasi, me të cilin AKBN, i “dhuronte” kompanisë “Bankers” 94 milionë dollarë detyrime fiskale, thënë ndryshe taksa shqiptarësh! Ish-drejtuesi Anastasi, në datën 18 korrik 2013, morri një kërkesë nga “Bankers” e cila kërkonte të përjashtohej nga taksa e importit të karburanteve për 140 mijë tonë naftë, me motivin “përdorje për proces teknologjik”. Ish-drejtori i AKNB, zoti Anastasi, në ato kohë vetëm 6 ditë i emëruar si drejtor, i përgjigjet kompanisë “Bankers” brenda ditës me shkresë zyrtare, pra brenda datës 18 korrik 2013, duke ia miratuar kërkesën për importin e 140 mijë tonë naftë pa akcizë, paçka se ligji e ndalonte këtë lloj importi për artikuj si diezel apo gazoil. Sipas specialistëve, skandali i kësaj afere, qëndron në faktin se përveçse nuk lejohet import karburantesh pa akcizë, vendimi për miratimin e kërkesës është bërë brenda ditës, kur duhej diskutuar më parë në bordin e AKBN, me zyrën juridike, me zyrën e financave. Skandali tjetër është fakti, që periudha e autorizimit të lëshuar për import nafte pa akcizë, nis nga 6 shtatori 2013, deri në 30 qershor 2014, pra përtej një viti buxhetor! Po kështu, vendimi për të lejuar import nafte pa akcizë, nuk mund të firmoset vetëm nga drejtori i AKBN, por nga 5 zyrtarë të AKBN dhe nga 1 zyrtar i sektorit import-eksport të Ministrisë së Energjisë! 
Ja firmat e hedhur nga 14 kryetar bashkie e komunash që i japin kompanisë “Bankers” 
1. Rajmonda Balilaj: Kryetare, Bashkia Patos
2. Gëzim Çaushi: Kryetar, Bashkia Roskovec
3. Agim Sema: Kryetar, Komuna Krutje:
4. Jakup Beqiri: Kryetar, Komuna Kolonjë:
5. Taulant Gremi: Kryetar, Komuna Zharrëz
6. Agim Stafa: Kryetar, Komuna Bubullimë
7. Harilla Mile: Kryetar, Komuna Qendër-Fier
8. Agron Kapllanaj: Kryetar, Komuna Qendër-Ballsh
9. Rajmond Plaka: Kryetar, Komuna Kuman (Marinzë)
10. Azem Shateri: Kryetar, Komuna Portëz
11. Pajtim Gllava: Kryetar, Komuna Ruzhdie
12. Vladimir Korçari: Kryetar, Komuna Cakran
13. Gëzim Dhima,: Kryetar, Komuna Mbrostar
14. Naum Doko: Kyetar, Komuna Libofshë


Sigal

Shkrimi u botua në Gazetën Telegraf të datës 07.12.2015