Kompania e mirëmbajtjes pa kontratë, Rruga e Kombit me probleme me dherat

625
Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë rënë gjatë dy ditëve të fundit në të gjithë rajonin veri-lindor, kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave e gurëve në rrugën e Kombit. 
Paraditen e sotme, njëra prej korsive të autostradës është bllokuar tërësisht, pasi dhjetëra metër kub inerte kanë rënë nga skarpatat anësore, duke penguar qarkullimin e automjeteve. 
Për të normalizuar situatën, në vendin e quajtur Kolsh në segmentin Kalimash – Kukës, ka ndërhyrë kompania e cila ka mirëmbajtur gjatë dimrit të shkuar autostradën, por ajo thotë se me mbarimin e kontratës dhe mosrinovimin për këtë vit, ajo e ka të pamundur që të ndërhyjë sa herë shfaqen probleme të tilla.
E gjithë gjatësia e autostradës, nga Kalimashi në Morinë vit pas viti jepet me performancë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Transporteve, mirëpo për këtë sezon ende nuk është nënshkruar kontrata me kompanitë e interesuara.
Sigal