Komiteti Teknik i Ekspertëve konfirmon Ramën: Orari i muzikës zgjatet deri në 23:00

161
Sigal

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozoi këtë të Hënë zgjatjen e orarit të transmetimit të muzikës nga ora 22:00 deri në 23:00. Mbledhja e komitetit erdhi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili njoftoi më herët gjatë ditës zgjatjen me një orë të lejimit të muzikës nga baret e restorantet.

Masat e tjera nuk ndryshojnë, u tha në mbledhjen e Komiteti Teknik.Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë tha se situata epidemiologjike vijon të mbetet e qëndrueshme. Qytetarëve iu bë apel të vaksinohen ndaj Covid dhe të respektojnë masat e këshillat për parandalimin e virusit.

Lidhur me variantin indian të Covid, ende nuk kemi një konfirmim nëse ka infektuar apo jo në vendin tonë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se pavarësisht “sinjaleve të pazakonta”, ende nuk ka konfirmim nga laboratori jashtë vendit, ku janë çuar mostrat.