Komiteti i Mbrojtjes së Gazetarëve dënon rëndë sulmin ndaj gazetarit investigativ Elvis Fundo

736
Autoritetet shqiptare duhet të investigojnë në thellësi sulmin e së mërkurës mbi gazetarin investigativ Elvi Fundo dhe me shpejtësi të sjellin përgjegjësit para drejtësisë, deklaroi ditën e sotme Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Dy agresorë të paidentifikuar rrahën Fundon, i cili drejton webfaqen Citynews.al dhe Radio Best, me mjete të forta pranë një stacioni treni në kryeqytet.
Fundo u shtrua në spital me disa plagë.
“Ne jemi të shokuar nga sulmi i djeshëm mbi Elvis Fundon,” tha Zëvendës Drejtori Ekzekutiv i KMG, Robert Mahoney. “U bëjmë thirrje autoriteteve që të konsiderojnë gazetarinë e Fundos si një motiv të mundshëm për sulm, dhe të vënë fajtorët para drejtësisë duke dërguar një mesazh të qartë që nuk mund të sulmosh gazetarët dhe të kalosh pandëshkuar.”
Pas incidentit, gazetari shkroi në faqen e tij në Facebook se “sulmi nuk ishte një akt politik, por një krim (i organizuar) nga media e korruptuar e lidhur me mafien e drogës,” por nuk dha hollësi. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë tha se sulmi ishte një reagim ndaj historive të fundit të Fundos mbi “korrupsionin dhe aferat korruptive.” Citynews.al nuk ju përgjigj në mënyrë imediate kërkesës së KMG për informacion të mëtejshëm.
Sigal